Fituesja tre herë e Grammyt, Dua Lipa, ngacmoi të hënën fansat me një video të publikuar në rrjete sociale.
Ylli 27-vjeçar i muzikës pop e cila krenohet me 146.3 milionë ndjekësit në Instagram ka publikuar këngën e saj të re“Dance The Night” e cila është lancuar 6 ditë më parë.
“Kjo barbie ka një këngë që është publikuar këtë javë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Kënga u realizua nga Mark Ronson, Andreë Ëyatt si dhe Picard Brothers me një video mjaft të veçantë.
Artistja shqiptare po ashtu është shfaqur si një ‘barbie’ e vërtetë me paraqitje e një vallëzim tejet sensual.
“Barbie” del në kinema të premten, më 21 korrik, dhe kolona zanore del në të njëjtën ditë.
Menjëherë pas lancimit të kësaj muzike në një nga radiot më të njohura “US Pop Radio”, për 5 ditë është renditur si një nga muzikat më të klikuar duke u renditur e 13 në nga 21 këngët më të klikuara.