Dua Lipa “rikthehet” në Shqipëri, poston fotot nga plazhi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Shqipëri për pushime.

Nga fotot e publikuara në “Instagram” duket se ylli i muzikës është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

“Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja e famshme bashkangjitur me flamurin shqiptar.