Dua Lipa shfaqet në Festivalin e Kanës me ish-in e Rita Orës

Tashmë nuk ka më dyshime. Dua Lipa është në një lidhje të re më regjisorin francez Roman Gavras. Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare u shfaq publikisht në festivalin e filmit në Kanë me regjisorin francez. Të dy janë fiksuar në këtë filmim.

Gavras është 14 vite më i madh se Dua Lipa. Për romancën e tyre flitet prej muajsh, teska vetë 27-vjeçarja e ka pranuar që në Mars se është në një lidhje me të.

Si shqiptare, Dua Lipa paska të njëjtat preferenca si bashkëkombësja tjetër me famë botërore Rita Ora, e cila gjithashtu ka patur një lidhje dashurie me regjisorin francez, që zgjati disa muaj dhe që përfundoi në 2021-shin.

Shkak, sipas Rita Orës në atë kohë, u bë distanca e krijuar edhe nga bllokada e pandemisë së Covid-19.

Në të njëjtin vit, edhe Dua Lipa u nda nga ish i dashuri i saj Anuar Hadid.