Ylli boshnjak i futbollit, Edin Dzeko, është bashkuar me Fenerbahcen këtë afat kalimtar, ku dashuria për këtë klub duket se po ndjehet që në ditët e para.
“Madhështia e Fenerbahces nuk vjen nga madhështia e një titulli apo madhështia e një trofeu. Madhështia e kësaj është krejt tjetër që as që mund ta emërtojë”, është thënia e Çupit për klubin që ishte edhe tifoz i saj.
@Fenerbahce 💛💙 pic.twitter.com/dLIiCu0r9j
— Edin Džeko (@EdDzeko) July 20, 2023
Islam Çupi ishte një nga gazetarët më eminent të sportit në Turqi, ku kishte fituar dhjetëra çmime.
Ai kishte lindur në Tiranë në vitin 1932, por pas ardhjes në pushtet të Enver Hoxhës, ai dhe familja e tij emigruan në Turqi.
Çupi bëri karrierë të madhe në gazetari, ndërsa më parë ishte edhe sportist.
Ai i ka shkruar disa nga thëniet më të bukura për klubin e Fenerbahces.
“Është e mundur të jesh kampion, është e pamundur të jesh Fenerbahce”, është një tjetër thënie që vlerësohet lartë nga tifozët e Fenerit.
Shqiptari vdiç në vitin 2021, ndërsa pesë vjet pas vdekjes së tij, tribuna e shtypit në Stadiumin e Fenerbahces, mori emrin “Tribuna Islam Çupi”!.
Pas vdekjes, ai u përcoll me nderime të mëdha nga klubi i madh turk, pasi nuk kishte lënë ndeshje të tyre pa përcjell. /Telegrafi/