E dhimbshme: Roja i vrarë në “Top Channel” kishte vetëm pesë lekë me vete

Sulmi me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel ka tronditur opinionin publik.

Nga breshëria e të shtënave me kallashnikov mbeti i vrarë roja i sigurisë së ambienteve, Pal Kola 60 vjeç.

Në një postim në Facebook, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka postuar foton e një 5 lekëshi, ku shkruan se monedha ka rënë nga xhepi i të ndjerit.