E pranon deputetja e VMRO-së: Në bllokun shqiptar BDI-ja fiton VLEN-in

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska së fundi në rrjetet sociale ka shpërndarë një sondazh të kryer nga IPIS.

Sipas sondazhit, në kampin politik maqedonas fiton VMRO-DPMNE-ja, por në atë shqiptarë sipas matjeve Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues dhe pritet të marrë nga 14 deri në 17 deputet para VLEN-it e cila sipas sondazhit mund të marrë nga 9 deri në 12 deputet.

Gjithnjë sipas sondazhit, parti e tretë në bllokun shqiptar do të jetë ASH-ja e Selës me 3-4 deputet nëse vendosë të shkojë e vetme në zgjedhje.