Artin Spahiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka zbuluar të vërtetën lidhur me lojrat e fatit në vendin tonë, pas paralajmërimeve nga autoritetet për “luftën” kundër komarit.

Spahiu ka njoftuar se pikërisht BDI-ja ishte ajo që u shpalli luftë kazinove dhe bastoreve që nga 2019 dhe sipas tij në programin zgjedhor të vitit 2020, përveç Kryeministrit të Parë Shqiptare, kryefjalë e kishim Ligjin për Lojërat e Fatit për mbylljen e ketyre objekteve që kishin lagjet tona, shkollat, objektet fetare.

Shton se po të miratohej ligji që propozoi BDI-ja dhe u miratua në Kuvend, do të mbylleshin numër I madhë i kazinove dhe bastoreve në RMV, shembull konkret ka marrë Dibrën, qytet që sipas Spahiut do të mbylleshin të gjitha kazinotë dhe bastoret pot ë miratohej nga presidenti ligji i BDI-së.

Thotë se duke parë kete monopol të instaluar nga VMRO-DPMNE në vitin 2013, bashkë edhe monopolet në sjelljen e gazit, energjisë, naftës dhe mallrave të tjera, BDI u shpalli luftë dhe filloi demonopolizimin kriminal e partiak të të gjitha ketyre, ku asnjë shqiptar s’kishte as dieni më parë, e lëre më qasje.

Reagimi i plotë:

E vërteta për Lojrat e Fatit, për të mos lejuar manipulimin e qytetarëve nga propaganda politiko-oligarkike anti shqiptare dhe vasale :

Në vitin 2019, bartësit legjitim të institucioneve iu bashkangjitën protestave të shoqatës anti bixhoz kundër hapjes pa kontrollë e pa standard, vend e pa vend, të bastoreve dhe kazinove siç i njohim ne, por që në fakt janë vende për organizim të lojërave të fatit me aparate elektronike, e jo kazino, por pak ka rëndësi emërtimi, me rëndësi është çrrënjosja e tyre.

Rrjedhimisht, ne programin zgjedhor të vitit 2020, përveç Kryeministrit të Parë Shqiptare, kryefjalë e kishim Ligjin për Lojërat e Fatit për mbylljen e ketyre objekteve që kishin lagjet tona, shkollat, objektet fetare, etj.

Gjatë fushatës zgjedhore të 2020-s, ne si BDI incizuam spote zgjedhore me kandidatët tanë për deputetë, perpiluam ligjin, e përfshimë në marreveshjen e koalicionit dhe në fund edhe në programin e qeverisë të miratuar në Kuvend nga ana e deputetëve, edhe për kundër faktit që LSDM-ja nuk e perkrahte këtë politikë të BDI-s@.

Negociatat për miratimin e ligjit sëpari në qeveri ishin të vështira, pasi që LSDM, e ndikuar nga industria e lojerave të fatit, refuzonte mbylljen totale të tyre si dhe distancimin 1.000 metra nga shkollat dhe objektet fetare, bashkë me ashpërsimin e kushteve për marrjen e liçencës dhe trefishimin e tatimeve.

Më në fund, në kompromis nderpartiak, u miratua ligji nga qeveria që parashihte largimin e bastoreve dhe “kazinove” 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare. Kjo, për shembull në Dibër, i mbyllte të gjitha objektet e lojrave të fatit ne qytet, por edhe në shumicën dërmuese të qyteteve tona.
Ligji u dergua ne Kuvend ku edhe u bllokua nga VMRO-DPMNE për 1 vit e gjysëm, gjithmonë në shërbim të industrisë dhe monopolit që ata ia kishin mundësuar një serbi nga Republika Srpska me emrin Vlado Vukoviç, për të organizuar lojëra të fatit në këto objekte, por edhe online, në partneritet me shtetin.
BDI e tërhoqi ligjin dhe e ri-miratoi me yll evropian, me çrast, me procedurë të përshpejtuar në komisionin për çështje evropiane që udhëhiqej nga Arbër Ademi, e miratoi. Në fund, ish Presidenti Stevo Pendarovski, me arsye banale, nuk e firmosi dekretin për shpalljen e ligjit, por nga hëna shihej që e kishte për motive meskine.

Kur Pendarovski e ktheu ligjin ne Kuvend, nevojiteshin 61 vota per miratim. Izeti, Bilalli, Afrimi, NUK E VOTUAN edhe perkunder thirrjeve të shoqatës ANTI BIXHOZ për ta miratuar ligjin.
Nëpër çarshi, por edhe nëpër koluare të ndryshme, flitet që këta që e kanë monopolin edhe sot e kësaj dite, ishin perkrahësit më të fuqishëm financiar të opozitçs së atëhershme e uzurpuesit të tashëm jolegjitim të institucioneve pa vullnetin e popullit shqiptar.

Një sqarim me rëndësi, Liçencat për të gjithë organizatorët dhe realizuesit e lojërave të fatit të çfarëdo lloji, i jep vetëm Ministria e Financave dhe Qeveria, asnjë institucion tjetër, e në asnjë mënyrë Shoqata Aksionare Shteterore “Lotaria e Maqedonisë”, siç po mundohet të mashtrohet opinioni me propagandë.

Duke parë kete monopol të instaluar nga VMRO-DPMNE në vitin 2013, bashkë edhe monopolet në sjelljen e gazit, energjisë, naftës dhe mallrave të tjera, BDI u shpalli luftë dhe filloi demonopolizimin kriminal e partiak të të gjitha ketyre, ku asnjë shqiptar s’kishte as dieni më parë, e lëre më qasje.
U nis iniciativa me studime fizibiliteti, me vendime të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse, të konfirmuara nga Ministria e Financave dhe sektori ligjor i qeverisë dhe me vendim qeverie, për demonopolizim dhe themelim të dy kompanive tjera shtetërore, publiko private, përveç ekzistueses sërbe, për organizim të kontrolluar dhe shtetëror të lojërave të fatit në bastore dhe “kazino”, si dhe 4 të tjera shtetërore në partnerit publiko privat, për organizimin e lojërave të fatit në internet.

Gjer më sot, në shtet, pa asnjë kontroll, ekzistojnë dhe funksionojnë mbi 1.600 ëeb faqe ilegale ku organizohen lojëra të fatit në internet dhe derdhen nga shteti jashtë me dhjetëra miliona euro në muaj, pa hyrë asnjë denar tatim në shtet. Prandaj dhe u ndërmor kjo iniciativë për të demonopolizuar monopolin e vendosur dhe për të marrë shteti ne duar organizimin deri në mbylljen e tyre, siç e kemi në program dhe siç duam dhe do ta bëjmë.

Ndërsa mashtrimin e madh që e bën tashmë “pushteti” vasal dhe poshtërues për shqiptarët, i paguar nga industria dhe monopoli serb, si për shembull mbylljen e dy firmave që kanë falimentuar dhe nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit, nëpërmjet marrjes së liçencës, që është procedurë normale dhe e rregulltë, e paraqet si realizim të “luftës” kundër bixhozit, është për të ardhur keq, pasi mendojnë se qytetaret u besojnë.

Ne jemi ata që e aktualizuam dhe që e sollëm këtë çështje në vemendje të opinionit duke e luftuar këtë të keqe institucionalisht, nga brenda, ndersa ju NUK E VOTUAT LIGJIN për mbylljen e tyre sepse kishit urdhëresa tjera dhe kalkulime tjera.
Prandaj, asgjë tjetër, asnjë hedhje hi syve nuk është e pranueshme, perveç MBYLLJES SË TËRËSISHME të të gjithë industrisë së lojerave të fatit në vendin tonë siç është në Kosovl dhe në Shqipëri. Çdo gjë tjetër, ËSHTË DESHTIM!

Ne na penguat ju që ta realizojmë, ndersa ne do t’ju ndihmojmë dhe prandaj PROPOZUAM LIGJIN që ju s’kishit guxim ta propozoni dhe impononi në Qeveri.
Tani, bindni VMRO-në që ta mbeshtesë kete ligj të propozuar nga Fronti Europian, sepse e keni në program partiak, por JO në atë qeveritar.
E sa i perkët propagandës dhe kërcënimeve të perditshme në formen me UDBASHE të mundshme, si tradhëtar të vullnetit të shqiptarëve, siç jeni dhe ju ka hije, por pushka top ju bëftë, sepse pervëç asaj, asgjë s’do të bëni në këtë qeverisje monetnike me vulen e vasalit, puthadorit dhe poshtruesit të popullit shqiptar.

Për gjithçka që po bëni sot, siç e morët dënimin e popullit në 8 maj, në të ardhmen do ta merrni edhe më fuqishëm që nuk do të ketë padron që do u shpëtojë!
Ju jeni turpi më i madh që shqiptarët kanë njohur ndonjiherë dhe me pafytyrësinë që do u ndjeku ju gjithë jetës, por edhe pasardhësit tuaj, do të ngeleni në histori në kategorinë e kolaboracionistëve më të mëdhejë anti-shqiptarë!