Edhe Thiago Alcantara në Arabinë Saudite

Pas Fabinhos, Hendersonit dhe Firminos, Thiago Alcantara është një tjetër lojtar i Liverpoolit, që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Klubi saudite thuhet se tashmë ka përgatitur ofertën në adresë të Liverpoolit për Alcantara-n.

Al-Ahlit do t’ia ofrojë Liverpoolit 12 milionë euro për mesfushorin spanjoll. Tani mbetet të shihet nëse skuadra angleze do të pranojë ofertën e klubit arabp për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Bayern Munih.