Edona James: I vetmi burrë këtu është Gania

Transgjinorja ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private si dhe nuk ka hezituar të flas edhe për ndërrimin e gjinisë.

Ndërkohë, Edona duket se tashmë është fokusuar në lojën brenda shtëpisë së famshme duke i vëzhguar me kureshtje konkurrentët.

Teksa po diskutonte me Lumbardhin dhe Metin, ajo u shpreh se mezi që pret të ballafaqohet me Ganin, pasi humori i tij ka filluar ta bezdis.

“Një burrë është këtu, Gania, juve nuk iu konsideroj nuk ju shoh me të keq, shakat e tij po më shkojnë nerva, unë me Ganin do të ballafaqohemi, po i bën të mëdha gjërat”, është shprehu Edona mes tjerash.

Ndryshe, kujtojmë që babai i Edonës së fundmi në një intervistë deklaroi se nuk është takuar me të që 23 vite dhe se shpreson ta shoh pas daljes së saj nga BBVK.

Edona që në fëmijëri ka jetuar me nënën dhe vëllain e saj në Gjermani, atje ku edhe mori vendimin për të ndërruar gjininë. /Telegrafi/