Ekskluzive/ Ish portieri i Skopjes Efremov, vjen te Shkupi për të zëvendësuar kapitenin Naumovskin

Ish portieri i F.C Skopjes që së fundi ra nga liga e parë e Maqedonisë së Veriut, Andrej Efremov i është bashkuar F.C. Shkupit, skuadër kjo që vitin e kaluar u shpall nënkampion i vendit, raporton ekskluzivisht, indeks.mk.

Efremov te Shkupi vjen për të zëvendësuar ish kapitenin, Kristian Naumovski i cili në fund të sezonit u largua nga Shkupi për të vazhduar karrierën në një kampionat tjetër, edhe pse ekipi nga Çairi nuk e ka zyrtarizuar ende, këtë lajm e ka zbuluar transfermarket.

Ndryshe, Efremov është portier me shumë përvojë në kampionatin tonë, 30 vjeçari para se të vijë tek Skopje, në kampionatin tonë ka mbrojtur edhe portën e Renovës, Sileksit, Rabotniçkit, Borecit nga Velesi dhe Metalurgut.

Kurse jashtë Maqedonisë, Efremov ka veshur fanellën e Vllaznisë nga Shkodra, Lokomotiv Sofjes në Bullgari dhe në portugali ka qenë tek Famelicao.

Ajo që bie në sy është se portieri me shumë përvojë në kampionatin tonë ka pasur disa vite kur ka qenë edhe pa skuadër edhe atë jo pak vite./indeks.mk/