Erdogani godet me shuplakë djalin e vogël që s’ia puthi dorën, pamjet bëhen virale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka goditur me shuplakë një fëmijë që nuk ia puthi dorën.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në provincën veriore të Rizes gjatë një ceremonie ku Erdogani u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive të rindërtuara si pjesë e një projekti urbanizimi.

Siç shihet në video, dy djem dalin në skenë gjatë ceremonisë dhe presidenti turk e zgjat dorën drejt tyre.

Njëri nga djemtë nuk ia puthi dorën dhe e shikoi Erdoganin për një moment.

Nuk vonoi aspak dhe presidenti e goditi me shuplakë.

Pas shuplakës fëmija ia puthi dorën, ndërsa presidenti i dha para.