Ernest Muçi, gati të transferohet nga Polonia në Spanjë

Legia's Ernest Muci, left, and teammate Bartosz Slisz react during the Europa League Group C soccer match between Leicester City and Legia Warsaw at the King Power Stadium in Leicester, England, Thursday, Nov. 25, 2021. (AP Photo/Rui Vieira)

Talenti i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, i cili pas dy vitesh të shpenzuara në Poloni, duket se do të nisë një “aventurë” të re. Për talentin nga Tirana interesohen spanjollët e Selta Vigo-s, skuadër kjo me goxha eksperiencë në La Liga dhe arenat evropiane, por që arriti të pozicionohej vetëm në vendin e 13-të, sezonin e shkuar dhe Muçi mund të ndihmojë jo pak ekipin të arrijë sërish një pozicion për kualifikueset evropiane.
Megjithatë pavarësisht, interesimit nga spanjollët deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë ofertë zyrtare nga Selta Vigo dhe nuk dihet nëse thjesht aludohet apo ka vërtetë diçka konkrete për transferimin e 22-vjeçarit në La Liga.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, me polakët e tij, Muçi u aktivizua në plot 37 ndeshje, ku ka arritur gjithashtu të shënojë dhe 6 gola, si dhe të dhurojë plot 7 asistime për shokët e tij të skuadrës.