ESHS: Rritet numri i nxënësve dhe studentëve në konvikte në vitin 2022/2023 në krahasim me vitin shkollor të kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë vitit 2022/2023, numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve të akomoduar nëpër konvikte është 5 877, që paraqet rritje për 6.5 % krahasuar me vitin 2021/2022.

Në konviktet për nxënës të cilët ndjekin shkollat e mesme fetare, janë akomoduar 124 nxënës.

Në raportet vjetore janë përfshirë 36 konvikte: konvikte për nxënësit e shkollave fillore, të mesme, shkollave fetare si dhe konvikte studentore.

Konviktet studentore dhe ato për nxënës, sigurojnë akomodim, ushqim dhe edukim të fëmijëve dhe studentëve gjatë kohës së shkollimit jashtë vendbanimit të prindërve/kujdestarëve të tyre.