Euroambasadori Gir për vizitë në komunën Dibër

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do të qëndrojë për vizitë në komunën Dibër. Gjatë qëndrimit në Dibër, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka, me anëtarët e Këshillit të komunës dhe me përfaqësues të organizatave civile.
Ai do të marrë pjesë edhe në kafe-debat me qytetarët që tu përgjigjet pyetjeve në lidhje me rrugën evropiane të vendit.

Kjo është vizita e tetë në vargun e vizitave në komuna pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022. Qëllimi i vizitave është që të prazantohen hapat e ardhshëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe ndikimi i tyre ndaj jetës së përditshme të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.