Faton Ahmeti në iftar me KV “Çarshia e Epërme” dhe KV “Shaip Kamberi”

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti sonte ka bërë iftar me Këshillat Vendor “Çarshia e Epërme dhe “Shaip Kamberi”.

Këtë e bëri të ditur vetë Ahmeti në rrjetin sociale Facebook, i cili shkruan se BDI mbetet e pranishme aty ku është populli.

“KV “Çarshia e Epërme” dhe KV “Shaip Kamberi” ishin nikoqirë në iftarin e përbashkët që kishim sonte me aktivistë dhe struktura të Bashkimit Demokratik për Integrim.
BDI vazhdon të mbetet e pranishme aty ku është populli.
I falënderoj përzemërsisht organizatorët për mikpritjen”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti.
#bashkë #ÇarshiaeEpërme #ShaipKamberi
#JoRusisëPoEuropës