Fillon ndërtimi i Shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë, Grubi: Investojmë për një arsim sa më cilësor me kushte moderne

Shkolla Fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës do të ketë objekt të ri me kushte moderne për pritjen e nxënësve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendeskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në Facebook.

Grubi shkruan se investimet ne infrastrukturën moderne shkollore janë ndër prioritetet e kësaj qeverie, me qëllim për një proces sa më cilësor edukativo-arsimor.

Statusi i plotë:

Sot me Jetonin po bëjmë realitet edhe një premtim, po fillojmë ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në fokusin e Qeverisë mbetet investimi në infrastrukturë moderne shkollore në çdo cep të vendit si parakusht për mbarëvajtjen e një procesi cilësor edukativo – arsimor.

Uroj proces të mbarë pune dhe përfundim sa më të shpejtë të këtij projekti infrastrukturor që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Sellcës.