Stambolli po ecën me ritmet e finales së Champions League. Të shtunën (6/10) në stadiumin Olimpik Atatürk, Manchester City dhe Inter Milan do të duelojnë për “gralin e shenjtë” të futbollit europian.
Të enjten (8/6), UEFA vendosi në sheshin Taksim një trofe të madh të Champions League, si dhe një kopje gjigante të topit, me të cilin do të luajnë dy finalistët.
Mijëra fansa kanë kaluar orë në sheshin duke u fotografuar përballë kupës dhe topit.
🇹🇷🌅#UCLfinal pic.twitter.com/JiXLregnCY
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 9, 2023