Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj është prej emrave të njohur që kanë arritur të depërtojnë suksesshëm ndërkombëtarisht.
Vajza e pasarelave me prejardhje nga Mali i Zi, jeton dhe vepron në Amerikë atje ku është e martuar dhe nënë e tri vajzave.
Megjithatë bukuroshja shtatlartë rikthehet në Europë herë pas here për të kaluar pushimet me familjen e saj.
Së fundmi Emina shijoi pushimet në Positano të Italisë, nga ku solli imazhe të shumta në ky udhëtim.
Nuk munguan as ato në bikini, ashtu siç ka vepruar në disa foto të reja që postoi në llogarinë e saj në Instagram.