FOTO/ Jasir Asanit i pëlqen atmosfera e krijuar nga “Shvercerat” dhe humbja e Vardarit nga Shkupi

Yllit të kombëtares shqiptare në futboll, Jasir Asanit, i cili me prejardhje është nga Shkupi, po edhe një ish futbollist i ekipit nga Çairi, ka pëlqyer atmosferën e krijuar nga tifo-grupi Shvercerat, pas fitores së Shkupit ndaj ekipit të Vardarit.

Asani pëlqimin e tij e ka bërë në videon e publikuar nga indeks.mk ku shifet atmosfera e zjarrtë e krijuar në festën e përbashkët mes futbollistëve dhe tifozëve.

Kujtojmë, Asani ka qenë futbollist edhe i Shkupit që për momentin është i pari në tabelën e LPFM-së po edhe i Vardarit i cili renditet i fundit.