Reperja shqiptare, Melinda Ademi është një prej emrave më të komentuar të showbizz-it.
Ajo përveç me këngët hite që realizon, merr vëmendje edhe me paraqitjet skenike dhe pozimet në rrjetet sociale.
Rap-artistja që pak vite më parë u bë pjesë e tregut muzikor, edhe së fundmi ka nxitur fansat me imazhe të reja nga pushimet.
Melinda ka ekspozuar linjat e saj të formësuara të trupit në disa foto ku shihet teksa po shijonte ditë pranë plazhit.
Ndërkohë, përveç atyre në bikini, reperja mahniti admiruesit e saj edhe me një fotosesion ku shihet gjatë xhirimit të kipit.
E veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të bardhë, makijazh të theksuar dhe aksesor ajo dukej më në formë se kurrë më parë.