Galatasaray synon transferimin e Neymarit

Drejtuesit e Galatasarayt po ëndërrojnë transferimin e Neymarit nga PSG-ja.

Synimi i klubit turk është fitimi i njërit prej trofeve evropiane në vitet e ardhshme. Edhe pse pak besojnë se kjo është e pamundur, mediet turke pohojnë se takimi i parë mes përfaqësuesve të Galatasarayt dhe Neymarit tashmë është zhvilluar.

Drejtuesit e Galatasarayt besojnë se në këtë verë mund ta transferojnë Neymarin, derisa me herët nga PSG-ja kishin transferuar Icardin dhe Paredesin.