Genc Prelvukaj nuk e mban ‘premtimin’ e tij/ Këngëtari përlot Eni Koçin me urimim emocionues për 27-vjetorin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka festuar së fundmi 27-vjetorin e lindjes.

E ndryshe nga 26 vitet e kaluar, kjo është ditëlindja më e bukur dhe më e veçantë për këngëtaren, pasi për herë të parë ajo po e feston si nënë.

E në këtë ditë kaq speciale nuk mungoi as urimi emocionues i partnerit të saj Genc Prelvukaj për artisten. Këngëtari zgjoi të publikonte një foto të partneres së tij ku krahas imazhit shkroi urimin e ëmbël i cili e duket se e ka bërë Enin të përlotet.

“Ne ndajmë një jetë bashkë, luftojmë për cdo ënderr të bukur, flasim përmes dashurisë e besojmë në njëri-tjetrin. Kemi thyer secilën stuhi duke vënë ndjenjën mbi lakminë, mirësinë para krenarisë, e familjen mbi cfarë do tjetër.

Nëse do të kisha mundësinë të kthehem në kohë, nuk do të bëja të njejtën gjë me ty, por do të provoja të bëja më shumë. Urime dita e lindjes tendë, njeri i dashur, aleat e shok i mirë në jetë. Jam i sigurtë që do të dua deri në ditën kur sytë e mi nuk do të hapen më.”– shkroi ai, ndërsa këngëtarja iu përgjigj urimit duke u shprehur se Genci nuk e mbajti ‘premtimin’ që i kishte dhënë pasi e bëri të qajë:

“Edhe te thash mos me be te qaj kete vit me urimin por nuk me paske degjuar😅 Te dua shume. Je jeta ime❤️”