Gjendet i vdekur i dyshuari që vrau 18 persona në shtetin amerikan të Maine

Është gjetur i vdekur i dyshuari i armatosur që vrau 18 persona në shtetin amerikan të Maine.

 

Një kërkim 48-orëshe ishte nisur për Robert Card, 40 vjeç, pas të shtënave të mërkurën mbrëma, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë bëhet e ditur se disa persona të tjerë u plagosën gjithashtu, në atë që ishin të shtënat masive më të këqija në historinë e shtetit të Maine.

Zyra e sherifit të qarkut konfirmoi vdekjen e Card në një postim në mediat sociale, duke thënë se i dyshuari për të shtënat “është gjetur i vdekur”.

Besohet se Card vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha komisioneri i sigurisë publike Mike Sauschuck në një konferencë shtypi natën vonë në Lewiston. /Telegrafi/