Gjithçka gati për festën e madhe në “Peace Festival”, yjet e estradës shqiptare do të ofrojnë spektakël të paharruar

Në Sheshin Skenderbeu në Shkup duket gjithçka gati për festën e madhe të “Peace Festival”, ku do të do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Limani, Tuna dhe Bardhi.

Qytetarët sonte i pret festë e garantuar në eventin e cili organizohet për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival”, nis nga ora 21:00, dhe në këtë edicion sjell emrat më aktual të muzikës moderne shqiptare, të cilët për të pranishmit do të dhurojnë spektakël të paharruar.

Qëllimi i këtij festivali së bashku me Shkollën për Liderë të Rinj, që filloi të mbahet prej më datë 11 dhe përfundoi sot më 13 gusht, është që këto organizime të shndërrohen në një manifestim tradicional për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Forma e zgjedhur besohet se është një mundësi për të komunikuar mesazhin kryesor mbi vlerën e paqes, barazisë dhe demokracisë me pjesmarrësit e festivalit, impakti i të cilave është shumë më i madh tek të rinjtë, të cilët duhet të punojnë drejt kohezionit shoqëror në vendin tonë.