Gorani: Përzierja e Qeverisë Kurti në fushatë në Maqedoni është maliciozitet dhe papërgjegjësi kolosale

Analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing, ka folur për involvimin e Kosovës në zgjedhje në Maqedoni. Gorani tha se përzierja e Qeverisë Kurti në fushatë elektorale në Maqedoni është një papërgjegjësi kolosale dhe një maliciozitet kolosal.

300×250
“Poshtërësi ma të madhe, paftyrësi ma të madhe se kjo nuk ka ndodh në dhjetvjetëshin e fundit”, është shprehur Gorani.

Ai gjithashtu tha se sot ekskluzivisht në emër të rritjes së popullaritetit personal dhe të rejtingut partiak, Kurti përzihet në punët e brendshme të një shteti miqësor fqinj vetëm për me e rrit profilin e vet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.