Granit Xhaka dhe rezultati i pabesueshëm nga stadiumi i Novi Sadit të Serbisë

Zvicra e ka turpëruar me rezultat 5:0 Bjellorusinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad të Serbisë.

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë, përveç që ka shënua gol nga rreth 20 metra edhe ka asistuar në golin e pestë, nuk duhet harruar edhe goli i dytë që ka qenë si kontribut i tij.

Futbollisti Renato Steffen është trim i ndeshjes me het-trik që ka shënuar në minutën e 4-të, 17-të e 29’.

Në minutën e 62-të, Xhaka nga rreth 20m metra ka shënuar në këndim e poshtëm të majtë, 4:0.

Tre minuta më vonë (65’), Xhaka ka asistuar për debutuesin Amdouni dhe 0:5.

Kapiteni Xhaka është zëvendësuar në minutën e 66-të, i cili ka treguar lojë të madhe me shokë.

Zvicra ka startuar me fitore të thellë në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Bjellorusia – Zvicra 0:5

Stadiumi “Karagjorgje” në Novi Sad.