Grubi: BDI 22 vjet veprimtari kombëtare, gjithmonë krenari të jemi bashkë krahas vizionarit Ali Ahmeti!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar Bashkimin Demokratik për Integrim me rastin e 22 vjetorit të themelimit.

Grubi shkruan se BDI ka kryer me sukses rolin e saj vendimtarë mbi çdo sukses shqiptar në vend dhe se bashku me përkrahësit e rrugës vizinare të kryetarit Ali Ahmeti do të shkruajnë dhe kapitujt e rradhës të suksesit.

Postimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim mbushi sot 22 vite veprimtari kombëtare e përparimtare politike, një rrugëtim sfidash me të arritura të jashtëzakonshme që bënë revolucionin demokratik.

Mbi dy dekada punë e palodhshme nga çdo aktivist e anëtarë në çdo cep të vendit që të ruhet dinjiteti ynë kombëtar, që proceset përparimtare të vazhdojnë e rruga jonë drejt Europës të mos ndalet.

Sot le të reflektojmë mbi rolin vendimtar që Bashkimi Demokratik për Intregrim ka patur me Marrëveshjen e Ohrit që solli barazinë e zyrtarizoi gjuhë e flamur kombëtar shqiptar, Marrëveshjen e Prespës që na bëri pjesë të NATO-s dhe Marrëveshjes e fqinjësisë së mirë që vendosi binarë të shëndosha drejt rrugës së Europës.

Gjithmonë e legjitimuar nga populli, fituese në çdo cikël zgjedhor pasi kauzat e BDI-së dhe Ali Ahmetit kanë qenë të drejta e të sinqerta.

Sot në mesin e shumë aktivistëve unë ndihem krenar që jam pjesë e BDI-së, që kam ndjekur dhe vazhdoj të ndjek atë vizion të qartë përparimtar e kombëtar të liderit të shqiptarëve, rilindasit të fundit të kombit, Ali Ahmetit.

Me flakadanin që e mbajnë të pashuar arritjet e shumta kombëtare, bashkë do të vazhdojmë të shkruajmë kapitujt e arritjeve të rradhës.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1005024767653708&set=pcb.1005024947653690