Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte pjesëmarrës në organizimin e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, ka përgëzuar të gjitha sekretariatet për punën e prezantuar, lidhur me 40 projektet me interes publik nga sfera të ndryshme.
Grubi në Facebook shkruan se si qeveri do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar drejt realizimit të projekteve të prezantuara, sepse kuadro të BDI-së njihen për jetësimin e idealeve dhe mbajtjen e premtimeve të dhëna.
Statusi i plotë:
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair prezantoi sot një koncept inovativ funksionimi, ndarjen e veprimtarive shoqërore në sekretariate përkatëse dhe 40 projektet e tyre në shërbim të qytetarëve të Çairit.
Përgëzova anëtarësinë e degës së Çairit në krye me Bekim Nezirin dhe çdo anëtar të sekretariateve për vullnetin dhe kreativitetin e treguar, për vendosjen e potencialit të tyre intelektual në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Me të gjithë kolegët e ekzekutivit qëndrojmë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në realizimin e vizionit të tyre progresiv.
Bashkimi Demokratik për Integrim është vatër që mobilizon kapacitete kadrovike për jetësimin e idealeve përparimtare, e tillë ka qenë dhe e tillë do të mbetet.