Grubi: Më 12 Maj do të vendoset gurthemeli i projektit Korridori 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në një ngjarje të hapur debative në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ka bërë një elaborim të detajuar për projektin Korridori 8 dhe 10D.

Grubi në mënyrë kornologjike ka përshkruar procesin nga ideja deri gurthemeli i korridorit 8, teksa tregoi se gurthemeli i projektit korridori 10D do të vendoset më 12 maj.

“I lumtur qe po i jepet rëndësia e duhur këtij projekti si Korridori 8 dhe 10D. Nga fillimi i këtij projekti kemi informuar të gjithë opinionin për çdo hap që jemi ndjekur deri në detajizimin e këtij projekti, deri tek vendosja e gurthemelit më 4 prill dhe fillimin e parapërgaditjeve për punë. Më 12 maj do të vendoset dhe gurthemeli i projektit korridori 10D. Po flitet për projektin më të madh në historinë e vendit, me një rëndësi strategjike jo vetëm për vendin por për mbarë rajonin. Një projekt me përfitim të mirë ekonomik për të gjitha kompanitë vendore të ndërtimit, për punëtorët tanë, pasi 51 përqind të resurseve punëtore do të jenë vendas”, deklaroi Grubi.