Grubi në Debat Plus në Klan M: Korridori 8 dhe 1oD, janë projekte të përbashkëta për të gjithë qytetarët e jo vetëm për shqiptarët

Artan Grubi nga Fronti Europian, në një intervistë për Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka diskutuar sfidat dhe perceptimet rreth Korridorit 8, i cili është parë nga disa bashkëqeverisës si një projekt ekskluzivisht shqiptar. Për të shmangur këtë perceptim, Grubi theksoi se Korridori 10d u shtua në projekt, duke e bërë atë një nismë të përbashkët që përfshin ndërtimin e autostradës nga Prilepi në Manastir.

“U bë narrativë edhe për Korridorin 8, sepse bashkëqeverisësit tanë e konsideruan si projekt shqiptar, dhe skishin guximin të ballafaqohen.
Që të mos perceptohet si projekt shqiptar e kemi futur edhe korridonin 10d si pjesë e projektit, për autostradë nga Prilepi deri në Manastir. Pra është një projekt që i ka dy autostrada, për t’u balansuar dhe për t’u cilësuar si projekt i përbashkët.”, tha Grubi.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, i cili ka filluar që në vitin 2014 ende nuk është përfunduar, duke u ndërtuar me kompani dhe kredi kineze. Grubi shprehu dëshirën për të pasur kompani amerikane dhe europiane që të marrin pjesë në projekte të tilla, duke argumentuar se një projekt i ndërtuar nga një kompani amerikane si Bechtel Enka do të përfundojë më shpejt se sa ai i kompanisë kineze që ka nisur prej 11 vitesh.

“Autostrada Kërçovë-Ohër po ndërtohet nga viti 2014, tani jemi viti 2024 ka filluar me buxhet 400 milion euro, tani ka kaluar me 600 million euro dhe është inegzistente, sepse po ndërtohet me kompani dhe kredi kineze. Ne donim të dëshmonim, se duam biznes amerikan dhe europian, perëndimor.
Dhe donin të dëshmonim se një projekt i ndërtuar nga një kompani amerikane ngjajshëm si Bechtel Enka , në të njejtën vijë ku është ajo e kinës do të përfundojë më shpejt se sa ajo kinezja që ka filluar që para 11 vjetësh”, tha Grubi./tvklan.mk/