Grubi: Ne ndërtojmë projekte kapitale si Korridori 8 dhe 10-D, kritikojnë ata që investuan 1 miliardë euro në projekte stiropori

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në një ngjarje të hapur debative në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ka bërë një elaborim të detajuar për projektin Korridori 8 dhe 10d.

Grubi nder të tjera ka bërë një krahasim në mes të pushtetit të kaluar udhehequr nga VMRO-DPMNE si dhe qeverisë aktuale, duke thënë se dikur investohej në propagandë dhe projekte stiropori, ndërsa tani investohet në projekte kapitale infrastrukturore.

‘Për mua por edhe për shumë kolegë të kyçur në këtë projekt, Korridori 8 dhe 10-D janë projekte jetësore. Do të realizohen pavarësisht inatit dhe kritikave që dëgjojmë nga Mickoski apo të tjerët, sepse në këto projekte nuk ka vend për keqpërdorime e manipulime siç po pretendojnë opozita. Dikur ky shtet ishte i kapur, VMRO-ja vendoste për gjithçka, ndërsa sot po luajnë rolin e mediumeve, gazetarëve, prokurorisë, etj… Pikërisht ata që gjuajtën 1 miliardë euro në projekte stiropori, ndërsa ne japim po aq para për projekte kapitale dhe lidhim qytetarët tanë dhe rajonin”, deklaroi Grubi.