Grubi: Nga muaji mars, punonjësit e policisë përfitojnë paga më të larta

Punonjësit e Policisë do të përfitojnë paga më të larta për 3.086 denarë në vlerë bruto që nga pagesa e pagës së muajit mars.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Vazhdojmë të rrisim në mënyrë lineare edhe pagat e punonjësve të policisë!
Në seancë të Qeverisë i dhamë dritë të gjelbër rritjes së katërt të pagave në këtë sektor që do të jetë 3.086 denarë në bruto vlerë dhe do të realizohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në prill.”

Kujtojmë se vjet punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kishin 5% rritje të pagave.