Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar sportistët Agron Hajredini dhe Juliana Petrovska për suksesin e arritur në Lojrat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara që u mbajtën në Berlin.
Grubi ndër të tjera shkruan se paraqitje të tilla na bëjnë krenar të gjithëvë.
Statusi i plotë:
Përgëzoj atletët tanë Agron Hajredini për medaljen e arit të fituar në disciplinën “kërcim në largësi nga vendi” në Lojërat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara në Berlin, atleten Juliana Petrovska për medaljen e argjendit në të njejtën disciplinë në kategorinë e femrave dhe trajnerin e tyre Ifraim Luta për punën e shkëlqyeshme.
Krenar me këtë sukses të tyre, ju uroj suksese të shumta në paraqitjet e rradhës!