Zëvëndëskryeminisitri i parë, Artan Grubi përmes një press-konference dha detaje shtesë për mediat lidhur me kronologjinë e ngjarjeve për Korridorin 8 dhe 10d.
“Pas miratimit të memorandumit dhe ligjit në kuvend, gjatë skanimit të sistemit tonë, gjatë negociatave dhe pas aplikimit të këshillave nga konsulentët, u pa mundësia që autostrada të realizohet më shpejt, më lirë dhe institucionet të të jetë më efikas pas vonesave të identifikuara, të përcaktuara, të konfirmuara për faj institucional shtetëror.
Në vend që projekti të kushtojë gati 1.5 miliardë euro me legjislacionin aktual vendas, ekziston mundësia që ai të kushtojë 1.3 miliardë euro me një sistem më efikas për të gjitha projektet e ardhshme. Për ta realizuar këtë, deputetët parashtruan 8 propozim-ligje të cilat opozita i bllokoi duke tentuar shtrenjtimin me mbi 150 milionë euro projektin strategjik për vendin tonë.
Në takimin me koordinatorët e partive politike dhe kryetarin e Kuvendit kërkuam që të modifikojnë ligjet e propozuara. Ligjet nuk i kërkojnë Bechtel dhe Enka, por qeveria dhe përfaqësuesit, kompanitë dhe institucionet publike, industria, ta bëjnë sistemin tonë të ndërtimit më efikas, dhe kjo nuk është vetëm për autostradat, por për të gjitha projektet strategjike si hekurudhat. tubacionet e gazit, projektet energjitike dhe të tjera”, deklaroi Grubi.