Grubi: Retorika anti-shqiptare e VMRO-së po bëhet për të ndikuar tek votuesit e tyre

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një intervistë për Klan Maqedoni ka folur për propagandën anti-shqiptare dhe fushatën e VMRO-së dhe fotografitë e Mickoskit me kallashnikov.

Sipas Grubit, kjo retorikë po bëhet për të ndikuar tek votuesit e tyre, raporton indeks.mk

Thotë se ata nuk mund ta pranojnë se ka shqiptarë të zotë që janë kryetar kuvendi, deputetë, ministra, drejtorë apo funksionerë shqiptarë
“Ka retorikë të ulët propagandistike ndaj shqiptarëve nga partitë opozitare maqedonase. Del ai kryetari me kallashnikov të zbrazur, me një fotografi nga koha e kryerjes së ushtrisë dhe kërcenon, pastaj kalojnë në retorike ku thonë se nësë shqiptarëet u ngritën ne këmbë në vitin 2001 për të drejtat e tyre tashmë është koha të ngriten maqedonasit etj… Kjo retorikë po bëhet për të ndikuar tek votuesit e tyre, për të kthyer mendësine e para shumë viteve në raport me shqiptarët. Nuk mund ta pranojnë se ka shqiptarë të zotë që janë kryetar kuvendi, deputetë, ministra, drejtorë apo funksionerë shqiptarë. Është nivel I ulet i diskutimi ajo gjuhë që po përdoret nga opozita maqedonase”, tha Grubi..