Grubi sot në pikën kufitare Qafë Thanë, lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitarë RMV-Shqipëri

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare të lëshimit në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ceremonia do të zhvillohet më fillim nga ora 11:00 në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Ju njoftojmë se sot (e Hënë, 31.07.2023), Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi do të merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lëshimit në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë.

Koha: ora 11:00
Lokacioni: Vendkalimi kufitar Qafë Thanë