Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë Katolik për festën e Pashkëve.
Grubi ndër të tjera në urim shkruan se çastet festive janë frymëzim për triumfin e së mirës.
Urimi i plotë:
Përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe begati deri te të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Le të jenë këto çaste festive frymëzim për ringritje shpirtërore, nxitje për triumfin e përditshëm të së mirës, mirëkuptimit dhe respektit ndërnjerëzor.
Gëzuar Pashkët!