Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka qartësuar sërish të gjithë procesin e punës që do të ndjek kompania Bechtel Enka në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.
Grubi shton se VMRO dhe Levica me bllokimin e ligjeve vetëm se shtrenjtojnë autostradat me mbi 150 milionë euro si dhe vonojnë zgjatjen e punimeve edhe me dy vite të tjera.
Statusi i plotë:
Sipas ligjit special dhe kontratës, konzorciumi Bechtel Enka obligohet të angazhojë sëpaku 51% të resurseve vendore.
Në Kosovë, mbi 70% e të punësuarve kanë qenë vendor, ndërsa në Shqipëri e Serbi rreth 50% gjithashtu vendor.
Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe në vendin tonë do të angazhohet e gjithë forca e disponueshme punëtore, mundësisht të tejkalojë edhe 70%.
Të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie pune dhe ligjet tjera do të respektohen në përpikshmëri.
Të ju përkujtoj edhe një herë: Opozita, VMRO dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave.
Është në duart e deputetëve të vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/785860502903470