Në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit sot zyrtarisht do të hapet Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara.
Në hapjen e Qendrës fjalim do të kenë ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe Vetëqeverisjes Lokale, Jovanka Trençevska dhe Risto Penov, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe shefi i Sektorit për bashkëpunim në BE, Shtefan Hudolin.