Haradinaj nga Bajram Curri: Falë heronjëve si Tahir Sinani, sot edhe në Maqedoni kemi kryeministër shqiptar

Në ngjarjen e përurimit të shtatores së heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sot kanë dhimbje dhe krenari familja Sinani mirëpo bashkë me ta ndjejnë dhe gjithë shqiptarët.

Haradinaj tha se është krenari sot që është jetësuar amaneti i të rënëve, pasi në mesin e shumë arritjeve kemi dhe kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot kur po kujtojmë Tahir Sinanin e di që kanë dhimbje dhe krenari familja e tij e nderuar, mirëpo bashkë me ta ndjejme dhe ne. Tahiri në mesin e shumë luftëtërave ra heroikisht për mbrojtje të vendit dhe idealit shqiptar. Sot kur po flasim shqiptarët janë ndryshe, me ndryshe dhe më mirë së që ishim dikur. Sot në Maqedoninë e Veriut kemi kryeministrin e parë shqiptar z.Talat Xhaferin dhe të mendonim dikur se do të vinte kjo ditë, nuk do ta kishim besuar mbase edhe vetë ne. Në Maqedoni të Veriut shqiptarët kanë fatin që proceseve atje ju prin partia e një luftëtari e atdhetari si Ali Ahmeti, është BDI-ja ajo që ka shënuar arritjet shtetërore për shqiptarët tanë në Maqedoni”, deklaroi Haradinaj. /TvKlan.mk