Nesër në pikën pagesore Tetovë-Gostivar, do të shënohet solemnisht nisja e projektit historik për shqiptarët por edhe për vet shtetin, duke vendosur gurthemelin e Korridorit 8.
Ky projekt është vlerësuar në maksimum nga të gjitha subjektet shtetërore dhe të biznesit si dhe nga qytetarët në vendin tonë dhe rajon.
Biznemsmenët në disa prononcime për indeks.mk kanë vlerësuar se ky projekt është ndër projektet më të mira e që do të ndikojë në mënyrë direkte në bizneset e tyre.
Ata kanë thënë se kjo do të lehtësojë mënyrën e transportit dhe importit të mallërave dhe do të shkurtojë edhe diferencën kohore.
Projekti historik është vlerësuar edhe nga njohësit e rrethanave politike po edhe nga vet qytetarët.
Në një anketë qytetarët kanë thënë se lidhja dhe bashkimi i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm sepse sipas qytetarëve, “ne jemi një komb”.
Dita dhe data e nesërme është historike sepse po fillon realizimi i projektit më të shtrenjtë në vendin tonë që nga pavarësimi i vendit që kap vlerën totale, 1.3 miliard euro.
Ndryshe, autoritetet shqiptare në Qeverinë e RMV-së kanë njoftuar se pas Korridorit 8-të do të angazhohen në përfundimin e rrugës, Shkup-Bllacë, realizimin e projektit “One Stop Shop”, (pikë kufitare të përbashkët) me Shqipërinë dhe një sër projektesh tjera, që do të lehtësojnë edhe më shumë bashkimin e shqiptarëve./indeks.mk/