hulumtim: Anëtarësimi në BE, alternativa më e mirë për RMV-në

Shumica e qytetarëve besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është gjëja e duhur për vendin dhe se BE-ja është alternativa më e mirë, por shumica konsiderojnë gjithashtu se qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues. Këto të dhëna u prezantuan në kuadër të anketës “Eurometër 2023”, sipas së cilës, edhe përkundër skepticizmit në rritje për hyrjen e vendit në BE, 53 për qind e të anketuarve pajtohen se hyrja në BE është një gjë e mirë, gjë për vendin, krahasuar me 49 për qind në vitin 2022. Nga të gjitha temat, interes të veçantë qytetarët kanë treguar për gjyqësinë dhe të drejtat fundamentale që janë ranguar me 54%.

“Të gjitha temat e potencuara për BE-në, qytetarët i konsiderojnë se janë të rëndësishme, përderisa gjyqësia dhe të drejtat fundamentale janë të ranguara më lartë me 54 për qind, ndërsa sa u përket negociatave për aderim në BE, 54 për qind prej të anketuarve potencojnë lirinë, drejtësinë dhe sigurinë, ndërsa temat e punësimit janë lartë të ranguara me 54 për qind. 35 për qind prej të anketuarve duan të informohen për integrimet nga ekspertë, 18 për qind nga gazetari që ndjek temën dhe 11 për qind duan të informohen nga politikanët.”, – deklaroi koordinatorja e projektit, Violeta Gligorovska.

“Kemi parë se 40 për qind konsiderojnë se nuk ka demokraci në shtet. Në çfarë drejtimi po shkojmë, 54 për qind konsiderojnë se drejtimi i gabuar, në drejtim të duhur vetëm 12,6 për qind, por sërish në këtë aspekt se a po përmirësohen gjërat shohim përmirësim nga viti i kaluar.”, – theksoi drejtori ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane, Dimitar Nikollovski.

Hulumtimi i mendimit publik është realizuar në kuadër të projektit “Media për BE-në”. Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.