Ideja e Mickoskit për “Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonas”, Xhaferi: Nuk mund të bëhet!

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka reaguar ndaj idesë së Mickoskit për “Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonase”.

Xhaferi emisionin “ClickPlus” shtoi se historikisht është dëshmuar se nuk mund të bëhen kundër një komuniteti tjetër.

“Brenda vetes kanë nevojë të kenë unitet sepse kanë dallime rrënjësore për qëndrime shtetërore dhe s’do mend që duhet të kenë unitet por uniteti nuk do të thotë të pranosh thënjen që them unë kundrejt qëndrimeve tua. S’do mend që duhet të kenë një unitet përfshirës, avancues të asaj çka është interesi i shtetit.

Ai unitet nuk mund të bëhet, as që lejohet e as që mund të funksionojë”, tha Xhaferi.