“International Hair Clinic’s” dhe doktori i njohur Erion Çela lider në mbjelljen e flokëve

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje edhe për këtë punë: Thjesht mbillni flokët.

Për të mësuar se cili është historiku i mbjelljes së flokëve, procedura dhe detaje të tjera me rëndësi, u drejtuam në klinikën më të njohur me seli në Tiranë dhe në Prishtinë, në “International Hair Clinic’s”, tek Dr Erion Çela.

“Në vitet 1950, një dermatolog në New York, Dr. Norman Orentreich, zhvilloi konceptin e “dominimit të dhuruesit”, i cili ende është parimi bazë i trasplantit të flokëve modern. Orentreich zbuloi se folikujt e flokëve nga pjesa e prapëme dhe anësore të skalpit, ku rritja e flokëve është e rezistencës ndaj thinjjes së flokëve, mund të trasplantohen në zona të skalpit të thinjura ose me flokë të dobët dhe të vazhdojnë të rriten normalisht. Që atëherë, teknikat e trasplantit të flokëve kanë vazhduar të evoluojnë”.

Siç dihet, rënia e flokëve mund të ndikojë në vetëbesimin e meshkujve dhe ndonjëherë mund të shkaktojë një ndjesi të pashpresë dhe depresioni.

E, megjithatë, kjo është punë që zgjidhet. “Flokët mund të mbillen edhe te femrat dhe meshkujt. Renia e flokëve është një problem shumë i zakonshëm që mund të ndodhë te të dyja gjinitë dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë trashëgiminë, stresin, moshën, sëmundjet autoimune, deficiencën e vitaminave dhe mineraleve, dhe përdorimin e ilaçeve të caktuara”.