Irani ekzekuton protestues antiqeveritarë, Amnesty: Hakmarrje e pastër

Pavarësisht apeleve të komunitetit ndërkombëtar, autoritetet iraniane ekzekutuan tre persona të dënuar me vdekje për pjesëmarrje protestat mbarëkombëtare antiqeveritare, që e bënë lidershipin Iranian të dridhej vitin e kaluar.

Majid Kazemi, 30 vjec, Saleh Mirhashemi, 36, dhe Saeed Yaqoubi, 37 – u arrestuan pasi iu bashkuan tubimeve në qyetin e Isfahanit 16 nëntorine  vitit 2022, gjatë të cilave dy pjesëtarë të forcave paraushtarake Basij dhe një oficer policie u qëlluan për vdekje.

Katër protestues të tjerë janë varur që prej muajit dhjetor, e me dhjetëra presin ekzekutimin e dënimit me vdekje ose përballen me akuza të tjera që mund të sjellin ndëshkimin kapital.

Amnesty International thotë se Kazemi, Mirhashemi dhe Yaqoubi iu nënshtruan gjyqeve të padrejta dhe dyshohet se janë torturuar egërsisht. Vala e protestave masive që përfshinë Republikën Islamike u nxit nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, 22 vjecarja që u arrestua nga policia e moralit në Teheran nën dyshimin se e kishte veshur hixhabin “në mënyrë të pahijshme”.

Burimet e OKB-së thonë se të paktën 209 njerëz janë dënuar me vdekje deri më tani këtë vit – më shumë se 10 persona çdo javë – kryesisht për vepra të lidhura me drogën, duke e cilësuar këtë si “një rekord të neveritshëm”