Irina Shayk shoqërohet me Lewis Hamilton në Paris, më pak se një javë pas takimit me Tom Brady

Irina Shayk u fotografua nën shoqërinë e Lewis Hamilton të premten mbrëma në Paris, katër ditë pasi kishte një takim me Tom Brady në New York.

Modelja, 38 vjeçare, dhe shoferi britanik i garave, 39 vjeç, u panë në fotot e siguruara nga Page Six duke u futur së bashku në një automjet.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…“Ajo çfarë ndodhi ishte një turp”, Laporta nuk përmbahet nga polemikat e ndeshjes Real …

Pasi mbërritën në destinacionin e tyre, Shayk dhe Hamiton zbritën nga makina veçmas.

Ndërkohë, Shayk ishte veshur krejtësisht në të zeza me një pallto lëkure të madhe, një bluzë me prerje dhe një fund me geta.

Dyshja nuk treguan asnjë shenjë romantike gjatë takimit të tyre të darkës, megjithatë, ata “ishin padyshim komod”.

Dalja e modeles vjen pak ditë pasi ajo u pa e shoqëruar nga Tom Brady.

Brady dhe bukuroshja ruse janë parë së bashku në disa raste pasi për herë të parë ndezën thashethemet për romancë verën e kaluar – duke përfshirë gjatë Art Basel Miami muajin e kaluar dhe një shëtitje 48-orëshe në Londër në gusht 2023.

Shayk ndan vajzën Lea De Seine, 6 vjeçe me ish-partnerin Bradley Cooper, ndërsa ish-mbrojtësi i ‘Tampa Bay Buccaneers’ ndan djalin Benjamin, 14 vjeç dhe vajzën Vivian, 11, me ish-gruan Gisele Bundchen.

Brady është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, me ish-partneren Bridget Moynahan. /Telegrafi/