Jennifer Lopez duket magjepsëse, teksa del me një pallto dhe syze dielli retro për “Javën e Modës” në Paris

Jennifer Lopez dukej magjepsëse, teksa doli me një pallto leshi dhe syze dielli të mëdha për “Javën e Modës” në Paris të hënën.

Këngëtarja e “Jenny from the block”, 54 vjeçe, mahniti teksa u shfaq në qytet.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

Jennifer veshi një palë pantallona të bardha me këmbë të gjera dhe një jelek të ngjashëm, të cilin e veshi me xhaketën e leshit ngjyrë kafe dhe krem, shkruan DailyMail.

Për të përfunduar pamjen, Jennifer kapi flokët e saj në një topuz të çrregullt dhe të rastësishëm dhe kishte veshur një gjerdan me zinxhir argjendi dhe një palë vathë. Ajo mbante gjithashtu një çantë dore prej lëkure krem.

Pamja e saj erdhi pasi ajo u dallua nga turma me një xhaketë të bardhë voluminoze, të stolisur me petale individuale, në shfaqjen e “Schiaparelli” më herët atë ditë.

Këngëtarja kishte veshur gjithashtu një jakë të përputhshme poshtë dhe triko të trasha të zeza, si dhe i dha vetes disa centimetra shtesë me një palë taka të zeza, ndërsa kishte një çantë unike.

J.Lo e çoi pamjen e saj edhe më tej, duke vendosur një palë syze dielli unike metalike prej ari, dhe një palë vathë të trashë. /Telegrafi/