Ju prezantojmë me Marija Zadravec, kroatja që fitoi Kampionatin e parë Evropian të Seksit!

Kampionati Evropian i Seksit u mbajt pavarësisht se shumë yje të filmave porno njoftuan se po largoheshin nga ai për një sërë problemesh. Fitore korri kroatja, Marija Zadravec, e cila përfitoi edhe një shumë prej 995 mijë euro. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Marija shkruan:

“Faleminderit edhe një herë për të gjithë njerëzit që më mbështetën dhe dhanë një numër të mjaftueshëm votash për të fituar. Gjithashtu edhe një falënderim të madh për Federatën Suedeze të Seksit”.

Megjithëse nuk u dhanë më shumë detaje, organizatori deklaroi se do të vazhdojë ta mbajë kampionatin edhe në vitet në vijim. Shoqata Suedeze e Sporteve njoftoi se ky vend nuk do ta njohë seksin si sport dhe se Gara Evropiane e Seksit nuk është pjesë e Shoqatës Suedeze të Sporteve.