Julia Roberts feston 21-vjetorin e martesës

Julia Roberts nuk është mësuar me vëmendjen e saj në fotot me bashkëshortin e saj, Danny Moder. Mirëpo, pak orë më parë çifti festoi 21-vjetorin e martesës dhe me rastin e kësaj dite, ylli 55-vjeçar postoi në Instagram një foto të tyre të mbushur me pasion dhe dashuri.

Në foto, Roberts ndan një puthje pasionante me partnerin e saj dhe na jep ndjesinë se të dy janë shumë të dashuruar.

Çifti u takua në xhirimet e filmit “The Mexican” dhe u martuan dy vjet më vonë, më 4 korrik 2002. Ata kanë tre fëmijë së bashku, binjakët Phineas dhe Hazel 18-vjeçare dhe Henry-n 16-vjeçar.