Kapet vrasësi serik pasi gjenden disa trupa të pajetë në një kuzhinë

Policia e Ruandës ka arrestuar një vrasës serik të dyshuar që pretendohet se ka vrarë më shumë se 10 persona dhe i ka varrosur në kuzhinë.

Policia e zbuloi krimin pas burri u dëbua nga shtëpia me qira.

Ajo u thirr pasi i dyshuari kishte dështuar ta paguante qiranë për disa muaj, raportoi BBC.

Një polic ka thënë se viktimat dukeshin se kishin qenë punonjës seksi. Përfshiheshin burra dhe gra.

Një numër trupash u nxorën por numri i saktë do të dihet pas hetimeve forenzike.

I dyshuari ishte arrestuar në korrik për vjedhje, përdhunim dhe kërcënim të grave, por u lirua në mungesë të provave.